ShBA thotë se Rusia po përdor raketa të Koresë së V. në Ukrainë

Në një raport të ri të Pentagonit thuhet se Rusia ështëdukepërdorur raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë

Flamuri i ShBA-ve

Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë, u tha në një raport të ri të Pentagonit. Raporti bazohet në analizat e fragmenteve të raketave dhe sipas Shteteve të Bashkuara konfirmohen pretendimet e kamotshme se Pheniani po i dërgon armë Moskës.

Raporti i Agjencisë për Inteligjencë të Mbrojtjes të Pentagonit ka analizuar imazhe për të konfirmuar se fragmentet e raketave që u gjetën në janar të këtij viti në rajonin ukrainas të Harkivit ishin të një rakete balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuar në Kore të Veriut.

“Analiza konfirmon se Rusia ka përdorur raketa balistike të prodhuara në Kore të Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës”, tha kjo agjenci përmes një deklarate.

Koreja e Jugut e ka akuzuar Phenianin se ka dërguar mijëra kontejnerë me municione në Rusi. Dërgesa të tilla do të përbënin shkelje nga të dyja shtetet të sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Pheniani dhe Moska kanë forcuar lidhjet e tyre muajve të fundit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka vizituar Rusinë vitin e kaluar dhe është takuar me presidentin rus, Vladmir Putin.

Kremlini tha për mediat ruse gjatë këtij muaji se “po përgatitet” një vizitë e Putinit në Korenë e Veriut.

Herën e fundit që Putin ka vizituar Phenianin ka qenë në vitin 2000, vetëm disa muaj pasi është zgjedhur president i Rusisë. Atëbotë, ai ishte takuar me Kim Jong Il, babanë e Kim Jong Unit.

Në bazë të sanksioneve të OKB-së, Koresë së Veriut nuk i lejohet të kryejë testime të teknologjisë balistike.

Por, në mars Moska vendosi veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë fund monitorimit të shkeljeve të sanksioneve të kësaj organizate./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika