SHBA vazhdon t’i rrëzojë dronët e lëshuar nga Irani kundër Izraelit

The Iron Dome air defense system intercepts rockets fired from Lebanon, as seen over the Hula Valley, April 12, 2024. (Ayal Margolin/Flash90)

SHBA po vazhdon “t’i rrëzojë dronët e lëshuar nga Irani që synojnë Izraelin”, tha të dielën një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

“Në përputhje me angazhimin tonë të hekurt për sigurinë e Izraelit, forcat amerikane në rajon vazhdojnë të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani që synojnë Izraelin”, tha zyrtari. “Forcat tona mbeten të vendosura për të ofruar mbështetje shtesë mbrojtëse dhe për t’i mbrojtur forcat amerikane që veprojnë në rajon”.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, është ende ne takim me këshilltarët e sigurisë kombëtare në dhomën e situatës.

Po ashtu, Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Lindjen e Mesme “do të kapin çdo sulm ajror brenda rrezes së misioneve tona ekzistuese, siç kërkohet” pasi Irani shënjestroi Izraelin me drone dhe raketa, thotë Ministria e Mbrojtjes e vendit.

“Në përgjigje ndaj kërcënimeve të shtuara iraniane dhe rrezikut në rritje të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka punuar me partnerë në të gjithë rajonin për të inkurajuar de-përshkallëzimin dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme”, thuhet me tej.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika