Shchneeberger: Shumë më e rëndësishme do të ishte [sikur Hovenier] t’i trajtonte shkaqet dhe jo simptomat

Këshilltarja lokale e BE-së, Kati Shchneeberger, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke konsideruar atë si masë të dhunshme. Shchneeberger ka shprehur nevojën që të trajtohen shkaqet dhe jo vetëm simptomat e tensioneve në veri të Kosovës

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier pas aksionit të Policisë së Kosovës për ta shtri ligjin në veri të vendit e të cilin Hovenier e ka vlerësuar si masë e dhunshme nga ana e Policisë së Kosovës, teksa ka bërë thirrje që veprimet e tilla të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

E me këtë reagim të kryediplomatit amerikan në Prishtinë, është marrë Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger e cila ka parashtruar një pyetje se “A keni pyetur tashmë [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiqin për të ndalur provokimet e tij[drejt Kosovës]?”.

Sipas Shchneeberger-it “Kjo do të ishte shumë më e rëndësishme [sikur Hovenier] t’i trajtonte shkaqet dhe jo simptomat”.

ShBA e dënon aksionin e Policisë në veri, e cilëson si masë të dhunshme

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika