Shef i NATO-s uron Trumpin: Lidershipi i tij do të jetë vendimtar për ta mbajtur aleancën të fortë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”

Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e ka uruar kandidatin republikan, Donald Trumpin për zgjedhjen si president i SHBA-së.

Aktualisht, Trump është duke kryesuar dukshëm në garën për president të SHBA-së, ndërsa sipas projeksioneve po i duhen vetëm edhe tri vota elektorale për t’u shpallur president. 

Vetë Trump e ka shpallur fitoren. 

“Dua të uroj Donald Trimpin për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Lidershipi i tij sërish do të jetë kyç për ta mbajtur Aleancën të fortë. Mezi po pres të punojë sërish me të për ta avancuar paqen nëpërmjet fuqizimit të NATO-s”, ka shkruar Rutte.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika