Shefi Ekzekutiv i Netflix: “Stranger Things” mund të vijë me episode shtesë

Shefi Ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos ka deklaruar se mund të ketë "një çift episodesh shtesë" të serialit të famshëm "Stranger Things"

Seriali "Stranger Things", foto nga Netflix

Shumë nga shfaqjet që janë realizuar gjatë pandemisë COVID-19, kanë qenë të ndikuara financiarisht, por sipas bashkëdrejtorit ekzekutiv, njëkohësisht shef i përmbajtjes për Netflix, Ted Sarandos, shfaqja që ishte ndikuar më së shumti ishte seriali “Stranger Things”.

Sarandos ka pranuar se barra e pandemisë nënkuptonte që transmetuesi i shfaqjeve Netflix po shkonte në një nivel më të lartë kostosh, kur bëhej fjalë për kostot që duhej të shtoheshin për shkak të përballjes me virus.

Transmetuesi ka zbuluar se kostot e shpenzimeve të tij për përmbajtjen, gjatë pandemisë  COVID-19, ishin mesatarisht rreth 5 deri në 10 për qind.

Këtë vit, Netflix po shpenzon rreth 17 miliardë dollarë, kështu që kjo është një shumë mjaft e madhe.

Pjesë e shkëputur nga seriali Stranger Things

“Nëse e bëni këtë përsëri, dhe e hiqni atë nga top lista, mund të merrni edhe disa episode shtesë”, ka thënë Sarandos, raporton Deadline, transmeton Portali Dukagjini.

Nuk është e qartë nëse ekzekutivi nënkuptonte që sezoni i katërt, i cili përmbante nëntë episode në dy shfaqje, do të kishte 11 episode. Ose se kostot shtesë që i atribuohen mbylljeve dhe masave shtesë të shëndetit dhe sigurisë do të kishin paguar për disa episode.

Pra, është e qartë se COVID-19, pati një ndikim masiv në serialin më të madh në gjuhën angleze të Netflix.

‘Stranger Things 4’ pjesa e parë

“Stranger Things” ndoshta u ndikua si çdo shfaqje nga pandemia, për shkak të kastit të ri dhe madhësisë dhe shtrirjes së produksionit dhe vendndodhjeve të shumta në të cilat kemi xhiruar. Ishte një barrë shumë e shtrenjtë për shfaqjen për t’u siguruar që ne mund ta dorëzonim. Një nga katalizatorët e ndarjes së sezonit ishte sa kohë u desh për të prodhuar atë shfaqje dhe shumë prej tyre ngecën për shkak të mbylljes së hershme të prodhimit dhe të qenit jashtëzakonisht të kujdesshëm me kastin e shfaqjes, në fillim të Covid”, ka shtuar ai.

Sezoni i 4-të i serialit “Stranger Things”, pjesa e parë, ishte publikuar në Netflix në Qershor. Por dy episodet e fundit u publikuan më 1 korrik.

Seriali Stranger Things, Netflix screenshot

Sezoni i 4-të i “Stranger Things”, pjesa 2, do të mbyllë historinë e sezonit. Netflix ka thënë në të kaluarën se mendon se seriali mund të jetë pjesë e një universi më të madh të zgjeruar, por nuk janë shpallur plane konkrete deri më tani.

Ndërkaq, Netflix ka raportuar se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022 ka humbur afër një milion abonentë, shifër kjo e cila është më e ulët sesa prisnin udhëheqësit e Netflix.

Ndërsa, diçka që mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve, është seriali “Stranger Things”.

Netflix njofton se ka humbur afro një milion abonentë

Seriali “Stranger Things” vjen me trailerin e pjesës së dytë të sezonit të 4

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika