Shefi i BE-së: Kosova duhet të bëjë përpjekje më të qëndrueshme për hetime efektive

Përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka thënë se procesi i integrimit në BE është shumë i gjatë dhe i komplikuar, dhe se ata që synojnë të integrohen duhet të bëjnë punë të madhe

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka thënë se procesi i integrimit në BE është shumë i gjatë dhe i komplikuar, dhe se ata që synojnë të integrohen duhet të bëjnë punë të madhe.

Szunyog në prezantimin e Barometrit të Reformave të BE-së, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, ka thënë se reformat duhet të bëhen për një gjyqësor të pavarur dhe duhet të ketë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova nuk është përjashtim. Kosova meriton një shërbim publik jo të politizuar. Në fushën e sundimit të ligjit Kosova duhet të shtojë numrin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve … Në luftën kundër korrupsionit, Kosova duhet të bëjë përpjekje më të qëndrueshme që të bëjë hetime më efektive”, ka theksuar Szunyog.

Ai ka thënë se Kosovës i nevojitet edhe diversifikimi i ekonomisë.

Ai ka thënë se këto nuk janë fjalë boshe dhe se bashkimi politik dhe ai financiar e tregojnë këtë.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe, bashkimi politik dhe financiar tregojnë këtë zotim, procesi i integrimit është proces shumë i gjatë dhe i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për të qenë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë punë të madhe”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika