Shefi i BE-së në Beograd: Propozimi evropian, një mundësi historike

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka thënë se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një mundësi historike

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka thënë se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një mundësi historike.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Giaufret ka thënë se është “lajm i shkëlqyer që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar për Planin e BE-së”.

“Është i nevojshëm diskutimi i mëtejshëm për propozimin e BE-së. Megjithatë suksesi vjen me zbatimin e marrëveshjeve. Përfaqësuesi i lartë i BE-së pas takimit tha se të gjitha marrëveshjet e deritashme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme, dhe kjo natyrisht përfshin edhe themelimin e AKS-së dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, ka shtuar shefi i delegacionit të BE-së në Beograd.

Tutje, ai ka theksuar se “duhet të shihen anët pozitive të marrëveshjes së re, pasi sjell mundësi të reja ekonomike. Po ashtu, do të jetë një pikë kthese në procesin e integrimit të Serbisë në BE”.

Giaufret ka potencuar se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike në Beograd e Prishtinë, për të bërë përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë

Ai është shprehur se duhet të punohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika