Shefi i BE-së në Kosovë: Dënojmë ashpër djegien e veturave në veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e pesë veturave me targa RKS, duke thënë se ky akt është i mjerueshëm dhe i papranueshëm

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa RKS të riregjistruara së fundmi në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, është bërë me qëllim të frikësimit të popullatës vendase, dhe, sipas tij, është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të riregjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe të ndjekin me shpejtësi përgjegjësit.

Ndryshe, në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Ndërsa, të enjten sipas njoftimit të Policisë, tri veturat pronarët e të cilave kanë qenë të nacionalitetit serb, janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

Vela e ka quajtur këtë një fushatë të orkestruar nga Serbia për të krijuar frikë para zgjedhjeve të 23 prillit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika