Shefi i BE-së në Kosovë reagon për mosdekretimin e kryeprokurorit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e Blerim Isufajt nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Ai ka thënë se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes “theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë”.

Tutje, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të kryeprokurorit të Shtetit.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatë së martës së 17 tetorit, në një konferencë për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk e ka dekretuar për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufajn.

“Përgjegjësia ime për garantimin e funksionimit Kushtetues të institucioneve më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fondamentale të Kushtetutës sonë, sikurse edhe prodhon padrejtësi konkrete dhe diskriminim të mos rri duarkryq. Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim, i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet më obligon që të mos bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, tha Osmani.

Osmani thekson se përkundër zgjatjes së këtij procesi si pasojë e ankesave të shumta në gjykata, ka pasur funksionim të rregullt të institucionit të kryeprokurorit të shtetit përmes ushtruesit të detyrës.

“E dyta Kosova ka pasur ushtruesin e detyrës të kryeprokurorit të shtetit gjatë kësaj periudhe. Funksionimi kushtetues i institucioneve ka si parakusht të patejkalueshëm respektimin e procedurave kushtetues e ligjore të secilit institucion pa dallim. Konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore. Vlerësimi i institucionit që drejtoj lidhur me këtë çështje është bërë gjithnjë brenda mandatit tim kushtetues ky vlerësim ka evidentuar të gjitha shkeljet”, shtoi ajo.

Ajo tha se është kërcënuar nga disa zyrtarë të drejtësisë, duke i thënë se do t’i ngrenë aktakuzë e gjëra të tjera, vetëm që ta dekretojë Isufajn kryeprokuror.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika