Shefi i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në një aktiviteti të organizuar nga Ambasada amerikane në Beograd.
Fotoja e Vulin në aktivitetin e organizuar nga Ambasada amerikane me rastin e përvjetorit të operacionit “Halyard” është publikuar nga deputeti Gjorgje Miketiq.
Vulin, šef BIA i lice pod US sankcijama moli za oprost na događaju koju organizuje američka amabasada povodom godišnjice Hilijard operacije. Slično poput ortaka mu @zeljkomitrovic obrno ćurak pic.twitter.com/5Vm75dLZPr
— Djordje Miketic (@djordjemiketic) September 16, 2023
Para rreth dy muajsh, Vulin është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.
Në faqen zyrtare të tyre, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale, dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.”
Siç thuhet në njoftim, Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.