Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj KFOR-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilës janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it.

Ai ka deklaruar se i dënon sulmet e paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, teksa shton se “sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë”.

“Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë. NATO-ja është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it t së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë”, shkroi ai në Twitter.

Aleanca Veri-Atlantike, NATO-ja, ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj në veri të Kosovës, si pasojë e të cilës janë plagosur disa pjesëtarë.
Përmes një deklarate të zëdhënësve të NATO-s, është thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.
“Sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. U bëjmë ftesë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet të cilat nxisin edhe më shumë tensione dhe të angazhohen në dialog”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
Në deklaratë thuhet se “KFOR-i do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, dhe të vazhdojë të jetë i paanshëm në përputhje me mandatin e Këshillit të sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999“ thuhet në këtë komunikatë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika