Shefi i EULEX-it: Situata e sigurisë në veri është e brishtë, qytetarët janë të frikësuar

Shefi i Misionit të EULEX në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark gjatë një vizite në veri të vendit ka thënë se "situata e sigurisë është e brishtë dhe se qytetarët janë të frikësuar atje"





Shefi i Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar të martën e 15 nëntorit Mitrovicën e Veriut, ku është takuar me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.

Wigemark ka thënë se situata e sigurisë atje është e brishtë dhe se qytetarët ndihen të frikësuar.

“Pas takimeve që pata sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe Njësinë e Formuar Policore të EULEX-it 👮‍♀️ është e qartë se situata e sigurisë është shumë e brishtë dhe banorët vendas janë të frikësuar”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

 

EULEX ka bërë të ditur të martën e 8 nëntorit se ka përforcuar përkohësisht njësinë policore të saj me një njësi rezervë prej 23 xhandarësh nga karabinierët italianë, për ta menaxhuar situatën aktuale në veri të vendit.

Ndryshe, më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

EULEX-i jep detaje për zbarkimin e 23 karabinierëve italianë në Kosovë

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika