Shefi i IEA-s, Fatih Birol: Rusia do ta humbasë betejën e energjisë

Drejtori ekzekutiv i IEA-s, ka thënë që Rusia nuk do ta ketë të lehtë t'i zëvendësojë klientët evropianë, sepse një pjesë të madhe të gazit rus e ka në Siberinë Perëndimore

Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Rusia do të humbasë betejën energjetike që po bën kundër Perëndimit, ka thënë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

“Pak para pushtimit të Ukrainë, rreth 65 për qind e eksporteve totale të gazit rus, shkoi në Evropë dhe 55 për qind e eksportit të naftës ruse shkoi në Evropë”.

“Evropa ishte treguar më i madh, klienti më i madh për Rusinë dhe Rusia e humbi këtë klient përgjithmonë. Klienti më i madh”, ka theksuar Birol.

Komentet e Birol i referohen veprimit hakmarrës që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë në përgjigje të luftës në Ukrainë, një embargo pothuajse totale e naftës ndaj gazit rus dhe një shtytje shumë e shtrenjtë për të diversifikuar furnizuesit e gazit, kryesisht përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Ai ka shtuar se Rusia nuk do ta ketë të lehtë të zëvendësojë klientët evropianë, sepse një pjesë e madhe e gazit rus e ka në Siberinë Perëndimore dhe më pas rrjedh në Evropë përmes tubacioneve, raporton euronews.

Ndërsa, ndërtimi i tubacioneve të reja në Kinë ose Indi, mund të zgjasin deri në 10 vjet me një sasi të konsiderueshme teknologjie dhe investimesh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika