Shefi i Kabinetit të Konjufcës: Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë

Ai theksoi se nuk ka Asociacion të Komunave me shumicë serbe, i cili shkel Kushtetutën e Kosovës. “Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës’, ka shtuar Kërçeli

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë.

Sipas tij, kësaj radhe Serbia do të marrë koston e merituar.

“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veq kësaj radhe, do ta marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se nuk ka Asociacion të Komunave me shumicë serbe, i cili shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës’, ka shtuar Kërçeli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika