Shefi i ndihmës i OKB-së: Ne kemi dështuar t’iu ofrojmë ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti në Sirinë veriperëndimore

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka pranuar se OKB-ja ka dështuar të ofronte ndihmë për personat e prekur nga tërmeti në Siri

Pamje nga tërmeti në Siri

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka pranuar se OKB-ja kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës.

“Deri më tani kemi dështuar, njerëzit në veriperëndim të Sirisë, me të drejtë ndihen të braktisur. Duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”, ka thënë Griffiths në një postim në Twitter.

“Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani”, ka shtuar ai gjatë një vizite në zonën kufitare.

Familjet e viktimave në qytetin Jandaris, provinca Idlib, në Siri, kanë ngritur flamurin e OKB-së me kokë poshtë mbi ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet, për të dënuar mungesën e ndihmës nga organizata, sipas aktivistit të opozitës, Osama Abo Zayd.

Viktimat e tërmetit që janë gjendur nën rrënoja po varrosen në varre masive në provincën Hatay të Turqisë, raporton aljazeera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika