​Shefi i OKB-së: Myslimanët në Gaza e Sudan s’janë në gjendje ta festojnë Bajramin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të martën se zemra e tij është "thyer" duke ditur se shumë myslimanë në Gaza, Sudan dhe vende të tjera nuk do të jenë në gjendje të festojnë festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit për shkak të konfliktit dhe urisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ,Antonio Guterres, tha të martën se zemra e tij është “thyer” duke ditur se shumë myslimanë në Gaza, Sudan dhe vende të tjera nuk do të jenë në gjendje të festojnë festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit për shkak të konfliktit dhe urisë.

“Çdo vit, i shpreh urimet e mia më të mira për Fitër Bajramin komunitetit mysliman në mbarë botën”, tha Guterres në mesazhin e tij të Bajramit në X.

“Zemra ime është thyer duke ditur se në Gaza, Sudan dhe shumë vende të tjera — për shkak të konfliktit dhe urisë-shumë myslimanë nuk do të jenë në gjendje të festojnë siç duhet,” shtoi ai.

Sudani është shkatërruar nga përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) që nga prilli i vitit të kaluar.
Më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 8 milionë janë zhvendosur sipas OKB-së, ndërsa gjysma e popullsisë, ose 25 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Izraeli ka vrarë më shumë se 33.000 palestinezë që nga një inkursion ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, i cili mori 1200 jetë.
Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Gazës që atëherë është shkatërruar dhe 1.9 milionë banorë janë zhvendosur me forcë, duke i lënë ata në rrezik sëmundjesh dhe urisë. /AA

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika