Shefi i OKB-së: Njerëzimi është vetëm një keqkuptim larg ‘asgjësimit bërthamor’

Shefi i OKB-së Antonie Guterres ka thënë se njerëzimi është vetëm një keqkuptim larg ‘asgjësimit bërthamor’, dhe se janë disa vende ku duhet të jetë një monitorim më i theksuar sa i përket armëve bërthamore

Shefi i OKB-së, Antonie Guterres

Gjatë hapjes së Konferencës së Dhjetë të Rishikimit të Palëve në Traktatin mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, shefi i OKB-së Antonie Guterres ka theksuar disa nga sfidat aktuale për paqen dhe sigurinë globale.

Ai ka thënë se takimi po zhvillohet në një kohë rreziku bërthamor që nuk është parë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë.

Ai, gjithashtu, shtoi se shtetet janë duke kërkuar siguri të rreme në grumbullimin dhe shpenzimin e qindra miliarda dollarëve për armatim.

“Tensionet gjeopolitike po arrijnë nivele të reja. Konkurrenca po mposht bashkëpunimin. Mosbesimi ka zëvendësuar dialogun dhe përçarja ka zëvendësuar çarmatimin. Shtetet po kërkojnë siguri të rreme në grumbullimin dhe shpenzimin e qindra miliarda dollarëve për armët e fundit të botës që nuk kanë vend në planetin tonë”, ka thënë Guterres.

Guterres ka thënë se njerëzimi është “vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”.

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi rëndësinë e traktatit të mospërhapjes, duke thënë se ai është i nevojshëm “më shumë se kurrë”, ndërsa takimi i rishikimit ofron një mundësi “për ta vënë njerëzimin në një rrugë të re drejt një bote pa armë bërthamore”.

Ndërsa, Kreu i IAEA, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së Rafael Mariano Grossi, foli se si “spektri i luftës” ka sjellë një dimension të ri dhe të papritur në sigurinë bërthamore në Ukrainë.

Rafael Mariano Grossi ka përshkruar Shtatë Shtylla të sigurisë bërthamore që nuk duhet të shkelen kurrë.

Sipas tij, ato përfshijnë respektimin e integritetit fizik të termocentraleve bërthamore dhe sigurimin që stafi mund të kryejë detyrat e tij pa presione të panevojshme.

“Të gjitha këto shtatë parime janë shkelur që nga fillimi i këtij episodi tragjik,” ka thënë Groosi.

Përveç luftës në Ukrainë, ai ka komentuar mbi situatën e monitorimit të programit bërthamor të Iranit.

“Ne e dimë se që të jemi në gjendje të japim garancitë e nevojshme dhe të besueshme se çdo aktivitet në Republikën Islamike të Iranit është në përdorim paqësor, ne duhet të punojmë në bashkëpunim me ta”, ka shtuar Groosi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika