Shefi i policisë japoneze jep dorëheqje pas vrasjes së ish-kryeministrit

Një hetim ka gjetur se kishte të meta serioze në mënyrën sesi ish-kryeministri mbrohej. Si rrjedhojë, Shefi i policisë japoneze, Nakamura ka dhënë dorëheqje

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Shefi i policisë japoneze, Itaru Nakamura, ka thënë se do të japë dorëheqje pas vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe. Ai tha se donte të merrte përgjegjësinë për të shtënat e 8 korrikut.

Një hetim ka gjetur se kishte të meta serioze në mënyrën sesi ish-kryeministri mbrohej, transmeton BBC.

Ish-kryeministri Abe u qëllua teksa fliste në një ngjarje të fushatës politike në qytetin e Nara. 67-vjeçari ka pësuar plagë në qafë dhe dëmtime në zemër, kanë bërë të ditur mjekët.

Policia lokale ka pranuar tashmë të meta “të pamohueshme” në sigurinë e Abe-së.

“Në procesin e verifikimit të planit tonë të ri të sigurisë, ne kemi kuptuar se detyrat tona të sigurisë do të kishin nevojë për një fillim të ri,” tha Nakamura në një konferencë shtypi, ndërsa njoftoi dorëheqjen e tij.

Ekspertët e sigurisë, të cilët kanë shqyrtuar pamjet e sulmit, i kanë thënë më parë agjencisë së lajmeve “Reuters” se truprojat mund ta kishin shpëtuar Abe-në duke e mbrojtur atë ose duke e tërhequr nga vija e zjarrit në 2.5 sekonda ndërmjet një goditjeje të parë të humbur dhe të shtënës së dytë, fatale.

I dyshuari, Tetsuya Yamagami, u arrestua në vendngjarje dhe pranoi se kishte qëlluar Abe-në, tha policia.

Abe ishte politikani më i njohur i Japonisë dhe kryeministri më jetëgjatë.

Shinzo Abe shërbeu si kryeministër për një periudhë të shkurtër, përkatësisht nga viti 2006 deri më 2007 përpara se të mbante postin më të lartë politik të vendit përsëri nga 2012 deri në 2020.

Partia e tij Liberale Demokratike e qendrës së djathtë ka dominuar politikën japoneze qëkur u themelua në vitin 1955.

Shinzo Abe, personazhi afatgjatë në peisazhin politik të Japonisë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika