Shefi i policisë polake konfirmon dhuratën “e pazakontë” ukrainase

Selia e policisë polake. Foto: Sky News

Oficeri i policisë së rangut më të lartë të Polonisë, Jaroslaw Szymczyk ka konfirmuar për mediat lokale se ka ndezur aksidentalisht një granatëhedhës që i ishte dhënë si dhuratë Ukraina.

Jaroslaw Szymczyk ka pësuar lëndime të lehta të mërkurën e 14 dhjetorit pasi ka hapur dhuratën në zyrat e tij në Varshavë, ndërsa një anëtar civil i stafit u plagos gjithashtu.

Gjenerali Szymczyk ka biseduar me një transmetues polak për incidentin e pazakontë dhe i tha radios RMF FM se e mori dhuratën gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë.

“Kur po lëvizja granatahedhësit e përdorur, të cilat ishin dhurata nga ukrainasit, pati një shpërthim”, tha gjenerali Szymczyk për transmetuesin. “Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe forca e goditjes kaloi në dysheme dhe dëmtoi tavanin”.

BBC ka kërkuar konfirmimin e fakteve në intervistën e gjeneralit nga policia polake, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

I vetmi informacion zyrtar i disponueshëm deri më tani për incidentin e së mërkurës ishte një deklaratë e shkurtër nga ministria e brendshme e Polonisë, e cila ka thënë se një nga dhuratat që shefit të policisë i ishte dhënë nga një zyrtar i lartë ukrainas gjatë një vizite pune në Ukrainë më 11-12 dhjetor kishte shpërthyer. Ministria nuk tha se çfarë ishte dhurata, raporton BBC.

Ndërsa Kievi nuk ka bërë ende një deklaratë publike për incidentin.

Raporti i RMF FM ka cituar gjithashtu burime anonime, të cilat thanë se dy granatahedhës depërtues të blinduar supozohej të ishin një “dhuratë e pazakontë lufte” nga ukrainasit.

Pas raportimeve për incidentin e së mërkurës, politikanët e opozitës kanë vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e gjeneralit Szymczyk për të udhëhequr forcën e policisë.

Tomasz Siemoniak, një ish-ministër i mbrojtjes dhe nënkryetar aktual i partisë kryesore opozitare, Platforma Qytetare, ka shkruar në Twitter se incidenti është “i pambrojtur”.

“Duhet të rrokulliset kokat e atyre që janë përgjegjës për këtë situatë dhe rrezikimin e jetës. Dhe komandanti ka humbur aftësinë e tij për të udhëhequr policinë”.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë shfaqur video dhe imazhe tallëse, të gjitha me temën e fatkeqësive shpërthyese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika