Shefi i stafit të Osmanit: Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme marrëveshjet e Brukselit

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes





“Me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet Kosova, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit, për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shtuar se një frikësim i tillë nuk do të funksionojë.

“Institucionet e Kosovës do të mbeten multietnike dhe përfaqësuese të të gjitha komuniteteve”, ka shtuar ai, në një postim në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, ai ka deklaruar se detyrimi i serbëve të Kosovës për t’u larguar, madje edhe përkohësisht, nga institucionet e Kosovës, sipas tij, duket të jetë një përpjekje e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të minuar progresin dhe iniciativat e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Ai po ndjek paradigmën e Millosheviçit: zjarrvënës ditën, ‘paqebërës’ natën”, ka shkruar tutje ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se Serbia është duke i detyruar serbët e Kosovës që ta braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika