Shefi i Urgjencës së QKMF-së në Gjilan pretendon për vdekje të pacientit shkaku i neglizhencës

Leotrim Kurteshi, shefi i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e bërë këtë njoftim publik në një postim në Facebook të enjten. Në njoftimin e tij, Kurteshi ka bërë akuza serioze ndaj stafit mjekësor të urgjencës, duke pretenduar se një pacient ka vdekur për shkak të neglizhencës së mjekut që nuk i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

Kurteshi ka njoftuar se dorëheqja e tij vjen si rezultat i skandaleve dhe shkeljeve që, sipas tij, kanë ndodhur në përkujdesjen për pacientët. Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të hetojë me kujdes këto raste, duke i kërkuar institucioneve të përfshira të merren më seriozisht me problemet e ngritura.

Në postimin e tij, Kurteshi ka theksuar disa shkelje të tjera nga ana e stafit mjekësor. Ai ka raportuar se infermierët e Urgjencës janë parë duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së gjatë orarit të punës. Për më tepër, ai ka organizuar një mbledhje për të diskutuar këto shqetësime dhe ka ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen dhe koordinatoren e cilësisë, por, sipas tij, ata nuk janë paraqitur.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika