Shefja e UNMIK-ut: Të zbatohet marrëveshja në plotni –  Të ketë hetime për sulmin në Banjskë

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut , Caroline Ziadeh në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur për zhvillimet në Kosovë me theks të veçant dialogun me Serbinë.

Fillimisht ajo i përmendi votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri për të cilin tha se u bojkotua nga serbët lokal.

Sipas saj kjo do të sjellë një situatë “fragjile e të pazgjidhur”, derisa bëri thirrje që përmes dialogut të gjendet një zgjidhje.

“Serbët e Kosovës janë përgjigjur se argumentet janë legjitime, dhe nuk janë marrë parasysh procesin që ka marrë dje nuk ka pasur incidente, vetëm 253 nga 46 mijë e më shumë votues kanë dhënë votat e tyre. Kjo fatkeqësisht, tash përgatit skenën për një situatë fragjile dhe të pazgjidhur. E përkrahim dialogun për të gjetur një zgjidhje”, tha ajo.

Shefja e UNMIK-ut, po ashtu foli edhe për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit për të cilin tha se duhet hetim i bazuar në fakte.

“Përfaqësuesi special dhe unë kam raportu më herët për një numër problemesh, derisa është tërhej vëmendja nga incidenti serioz në Banjska në shtator të kaluar, vazhdoj të theksoj kërkimin e përgjegjë2sië, përmes hetimit të bazuar në fakte. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike… Gjatë së njëjtës periudhë shumë zhvillime kanë shkaktu vështirësi dhe mosbesimin mes komuniteteve e zhvillime që u dashtë me us hamng përmes dialogut. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë përballen me sifda për të drejtat e tyre. Përdorimi i shpeshtë i retorikës… kërkon vëmendje të veçantë dhe veprime të përgjegjshme…”, tha ajo

Ajo foli edhe për çështjen e Asociacionit dhe marrëveshjes Kosovë – Serbi, për të cilën tha se duhet të implementohet si e plotë.

“Një tjetër element që mund të ofrojë zgjidhje, për çështje të normalizimit, është marrja e hapave të sinqertë për themelimin e Asociacionit, çkado që të jetë forma përfundimtare të Asociacionit do të tejkalohen elementet e sigurisë për komunitetin serbë… Thirrjet për themelim duhet të merren parasysh…Implementimi i plotë i marrëveshjes është prioritet më i madh për t’i ikë krizave, është e rëndësishme që të dyja palët të jenë të përkushtume për një angazhim që të gjejnë kompromise praktike”, tha ajo.

Shefja e UNMIK-ut, e lëvdoi Qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit për tokën e Manastirit të Decanit.

“Dëshiroj me lëvdu udhëheqjen e Prishtinës për implementimin e viteve 2016 që afirmojnë të drejtat e pronësisë për manastirin e Deçanit, këto vendime duhet me u mirëprit…”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika