Shehu kritikon pushtetin: Kjo është Qeveri e bërtimave dhe e krizës

Qeveria Kurti është kritikuar nga ana e anëtarit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Shefqet Shehu. Ai vlerëson se të bëmat e saj mbesin negative për vendin

Si “Qeveri e bërtimave” dhe “Qeveri e Krizës” është cilësuar qeveria e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti nga ana e Shefqet Shehut, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në një intervistë në “FIVE” të RTV Dukagjini, Shehu ka kritikuar qeverisjen aktuale duke vlerësuar se ajo ka prodhuar kriza, pastaj është munduar t’i mbulojë.

“Jemi para një situatë të vështirë. Ku kriza po mbulon krizën, ku dështimi po mbulon dështimin dhe afera po mbulon aferën. Nëse i referohemi qeverisjes, atëherë do ta quaje ‘Qeveria e bërtimave’, Qeveri e Krizës, Qeveria e cila njerëze u ka humbur sensin e pozitivitetit, qeveri e cila prodhon një rast për ta mbuluar një tjetër, bilanci i së cilës është tepër negativ”, ka deklaruar Shehu.

Shehu vlerëson se si rrjedhojë e veprime të Qeverisë Kurti, 800 mijë euro qëndruan pezull në buxhetin e saj, gjersa sipas tij, pati edhe Ministri që nuk e shfrytëzuan buxhetin e tyre.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka parlajmëruar krijimin e një komisioni hetimor për rezervat shtetërore me nisjen e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Shehu ka vlerësuar se ka baza të mjaftueshme për të nisur një hetim dhe se përgjigjja e të njëjtit, do të ishte në favor të të gjithëve.

“Sot, shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, ka mbajtur një konferencë ku ka njoftuar se me fillimin e sesisionit vjeshtor parlamentar, LDK do ta kërkojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e rezervave shtetërore. Krejt kjo nga zhvillimet e fundit, nga përfoljet e fundit, audiincizimet që kanë dalë, por konsiderojmë se e vërteta që do të dalë nga komisioni hetimor, i shërben të gjithëve pa përjashtim…Ne mendojmë se ka bazë të mjaftueshme, bazë se si ka shkuar procesi nga fillimi e deri në fund, ka bazë të dimë se çka është quajtur sekrete dhe pse deri më tani ministrja nuk është deklaruar se a ka mbërritur malli i kontaktuar apo jo. Besoj se këto janë të mjaftueshme dhe nuk përjashtojnë një hetim edhe nga Prokuroria e Shtetit”, ka deklaruar ai.

Jo më ndryshe nga zyrtarë të tjerë të LDK-së, Shehu ka deklaruar se LDK mbetet e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika