Shembet ndërtesa dhjetëkatëshe në Iran, pesë të vdekur e dhjetëra të zhdukur

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë raportohet se janë bllokuar pasi një ndërtesë e papërfunduar është shembur në Iranin jugperëndimor

Deri në 150 persona mendohet të kenë qenë brenda ndërtesës së Metropol në atë kohë

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja, pasi një ndërtesë e papërfunduar është shembur në jugperëndim të Iranit.

Organizatë humanitare joqeveritare në Iran, ‘Gjysmëhëna e Kuqe’, ka njoftuar se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku 80 persona që dyshohet se gjenden nën rrënoja të një ndërtese 10-katëshe në qytetin Abadan, shkruan BBC, transmeton Portali D.

Pamjet tregonin se dyshemetë e betonit dhe trarët e çelikut kishin rënë në rrugë poshtë, duke shtypur disa makina. Në fotografi shihet ndërtesa e rrënuar, ndërsa janë shkatërruar edhe disa vetura.

Arsyet e shembjes së ndërtesës ende nuk janë bërë të ditura. Zyrtarët kanë thënë se shkaku i shembjes është akoma nën hetim.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i cili ndodhet jashtë vendit, ka urdhëruar menjëherë zëvendës Presidentin e Parë, sapo kishte marr vesh për incidentin në Abadan, për t’i  përdorur të gjitha lehtësitë lokale dhe kombëtare, për të përshpejtuar heqjen e rrënojave dhe për të shpëtuar jetën e të bllokuarve e gjithashtu, për t’u kujdesur për të lënduarit, raporton agjencia e lajmeve Tasnim, trasnmeton Portali D.

Rrënojat e ndërtesës së shembur në Iran, Foto, Tasnim News

Agjencia shtetërore e lajmeve Irna ka raportuar se ndërtesa Metropole ndodhej në rrugën më të ngarkuar tregtare të Abadan dhe se incidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30.

Deri më tani 25 të mbijetuarit që janë gjetur të plagosur janë nxjerrë nga rrënojat së bashku me pesë të vdekur.

Agjencia e lajmeve e linjës së ashpër Tasnim, ka cituar një zyrtar në departamentin e zjarrfikësve të Abadanit, i cili ka thënë se mes 100 dhe 150 njerëz mendohet të kenë qenë brenda ndërtesës në kohën e shembjes, pavarësisht se ajo ishte në ndërtim e sipër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika