Të premten e 15 korrikut në autostradën Tiranë-Durrës është shembur një shtyllë elektrike dhe si pasojë është bllokuar trafiku për disa minuta.
Ndërsa, shembja e shtyllës ka ardhur si pasojë e amortizimit të saj.
Kjo ndodhi ka shkaktuar një aksident rrugor, pasi një drejtues mjeti ka ndaluar në momentin kur ka parë kabllot e energjisë shumë pranë tokës, por ai është goditur nga pas nga një tjetër shofer.
Nga këto përplasje janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur që kanë përfunduar me fatalitet ose me lëndime trupore.
Policia e Shtetit ka njoftuar se pas disa minitash kur ka ndodhur aksidenti, shtylla e rrëzuar është hequr dhe lëvizja e mjeteve është normalizuar.