Shembet xhamia në Nigeri gjatë kohës së faljes, disa të vdekur

Si pasojë e një shembjeje të një xhamie në Nigerinë veriperëndimore, së paku shtatë persona kanë vdekur

Autoritetet në shtetin Kaduna të Nigerisë veriperëndimore kanë thënë se një pjesë e një xhamie në Zaria të Nigerisë është shembur, të premten e 11 gushtit.

Në atë kohë ishin shumë besimtarë të pranishëm në xhami duke bërë faljen e së premtes dhe së paku shtatë persona kanë vdekur.

Agjencia shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave ka thënë se “Njëzet e tre persona u prekën dhe u evakuuan në spital nga zjarrfikësit tanë”.

Zyrtarët shtetërorë thanë se xhamia u ndërtua në vitet 1830.

Guvernatori i Kaduna-s, Uba Sani, urdhëroi një hetim të menjëhershëm për ngjarjen dhe premtoi se do të ndihmojë të prekurit nga “incidenti zemërthyer”, derisa zyra e tij tha se një ekip i avancuar ishte tashmë në Zaria.

Shembja e xhamisë vjen pas shumë “dështimesh” të ndërtimit të ndërtesave në Afrikën Perëndimore vitin e fundit. Autoritetet shpesh fajësojnë fatkeqësi të tilla në dështimin e zyrtarëve për të zbatuar rregullat e sigurisë së ndërtesave dhe në mirëmbajtjen e dobët, raporton abcnews.go.com, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika