Shembja e urës në Indi, shkon në 78 numri i të vdekurve

Foto nga Anews





Numri i personave që kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në Guajarat të Indisë, ka shkuar në 78.

Sipas BBC, raportet thonë se rreth 400 njerëz ishin në strukturë në atë kohë, ndërsa autoritetet kanë thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

Ngjarja ka ndodhur vetëm katër ditë pasi ura është rihapur pas riparimeve.

Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive, kanë treguar dhjetëra njerëz të kapur në kabllot e urës së shembur, derisa ekipet e emergjencës përpiqeshin që t’i shpëtonin.

Ura historike, 230 metra, ishte ndërtuar gjatë sundimit britanik në shekullin XIX-të.

E njëjta, ishte e mbyllur për rinovim për gjashtë muaj radhazi, derisa është rihapur për qytetarët javën e kaluar.

Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar nga tragjedia”.

“Ne mund të konfirmojmë se 30 njerëz kanë humbur jetën, shumë janë shpëtuar nga lumi dhe disa janë ende të zhdukur,” ka thënë Amit Jhala, një administrator i lartë në spitalin shtetëror ku ishin dërguar viktimat.

Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, të paktën 32 njerëz kanë vdekur.

Ura është shembur pasi nuk ka mundur të përballojë numrin e njerëzve në të, kanë theksuar zyrtarët PTI.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika