Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shembjen e urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, ShBA.
Haradinaj ka thënë se në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga ky aksident.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.
Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të së martës, pasi u godit nga një anije e madhe duke zhytur makina dhe rreth 20 njerëz në lumin nën të.
Lexo më shumë: Shembja e urës së Baltimorit, dyshohet se rreth 20 persona kanë mbetur në lumë
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuar në lumin Patapsco pasi hapësira të mëdha të urës 1.6 milje (2.57 km) të “Francis Scott Key” u zhytën në ujë.
Rreth 20 njerëz mund të jenë në lumë së bashku me “mjete të shumta, dhe ndoshta një traktor-rimorkio ose një automjet aq i madh sa një traktor-rimorkio, (që) hyri në lumë,” ka deklaruar Kevin Cartwright, zëdhënësi i Baltimore City nga Departamenti i Zjarrfikësve, për Reuters.