Shembja e urës në ShBA, policia thotë se zhytësit do të rifillojnë operacionin e kërkimshpëtimit

Lidhur me shembjen e urës në Baltimore të ShBA-ve që ndodhi gjatë ditës së djeshme, policia ka bërë të ditur se zhytësit do të rifillojnë operacionin e rikuperimit

Foto: EPA

Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të së martës, pasi u godit nga një anije e madhe.

Zhytësit e kërkimit pritet të kthehen në Portin e Baltimores për të rifilluar operacionet e kërkimshpëtimit, ku gjashtë punëtorë janë ende të zhdukur dhe besohet se kanë vdekur.

Lexo më shumë: Gjashtë persona besohet se kanë vdekur nga shembja e urës në ShBA

Policia e Maryland ka thënë dje se po kalon nga një operacion kërkim-shpëtimi në një operacion rikuperimi.

“Ndryshimet e kushteve atje e kanë bërë të rrezikshëm për reaguesit e parë, zhytësit në ujë. Ne do të kemi ende anije sipërfaqësore jashtë brenda natë”, ka thënë kolonel Roland Butler Jr, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Ai ka thënë se në orën 06:00 me orën lokale (10:00 GMT) policia shpreson të fusë zhytësit në ujë dhe të fillojë një kërkim më të detajuar “për të bërë më të mirën tonë për të rikuperuar ata gjashtë persona të zhdukur”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika