“Shëndeti më tradhtoi prapë”, Adriana Matoshi po përballet me një sëmundje të re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka thënë se do t’i nënshtrohet sërish një operimi të radhës

Aktorja Adriana Matoshi ka njoftuar që tash e një kohë po përballet me një sëmundje të re.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se do t’i nënshtrohet sërish një operimi të radhës.

“Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo. Shëndeti më tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë muj të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshm, shoqnine që m’dojnë.  E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë”, shkroi ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika