Shëngjini sot pa vatra zjarri të aktivizuar por rreziku mbetet

Shëngjini në mëngjesin e të mërkurës [sot] është I qetë dhe pa vatra zjarri të aktivizuara, por që rreziku vazhdon të mbetet.

“Gjatë mbrëmjes së shkuar ishte zona pranë portit të Shëngjinit një prej vatrave më të nxehta të zjarrit. Mëngjesi është i qetë në Shëngjin ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës. Mëngjesi është më i qetë dhe më i organizuar sa u përket edhe vatrave që mund të jenë aktive. Pranë kishës së Shëngjinit janë grumbulluar zjarrfikësit dhe ushtarët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarakë janë në gatishmëri për të monitoruar situatën e kodrave ka qenë një perimetër i gjerë flakësh”, raporton A2CNN. 

Ekipet e zjarrfikësve dhe ushtarëve janë në gatishmëri, pasi ekziston frika për rindezje të vatrave për shkak të erës së fortë që pritet gjatë mesditës

“Vazhdon të jetë rrezik për vatrat në dukje të shuara, por Shëngjini është një zonë ku dendësia e erës është e vazhdueshme dhe mund të ketë rikthim të zjarreve. Të lënduar nuk ka pasur, por mund të ketë pasur ndonjë asfiksim të lehtë. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme gjatë drekës e pasdites e flakët resortet dhe mbërritën te vija e parë e bregut, duke djegur shezllone e beach bare”.

Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme. U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika