Shënohet 23 vjetori i themelimit të RDK-së, Krasniqi: Tejet krenar që të rinjtë kontributin ndaj vendit po e shohin përmes PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se është shënuar 23 vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, dhe ka thënë se "energjia dhe vullneti i të rinjve tanë kanë qenë shtylla të aktivitetit tonë politik për më shumë se dy dekada"

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se është shënuar 23 vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, e cila është organizatë rinore.

“Me aktivitetin dhe angazhimin e aktivistëve të rinisë së PDK-së, janë realizuar shumë punë e projekte në të mirë të komunitetit, komunave e shtetit tonë. Energjia dhe vullneti i të rinjve tanë kanë qenë shtylla të aktivitetit tonë politik për më shumë se dy dekada”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së është shprehur i lumtur dhe “tejet krenar me faktin se çdo herë e më shumë të rinjë kontributin ndaj vendit po e shohin përmes PDK-së”.

“Si dikush që rrugëtimin politik e ka nisur si i ri, janë tri gjëra që unë aktivistëve tanë të rinj ua garantoj në vazhdimësi: hapësirën për veprim, besimin në angazhim dhe përgjegjësinë në vendimmarrje”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka shtuar se të dielën e 29 janarit, një gjeneratë e të rinjve do të zgjedhin përfaqësuesit dhe strukturat e tyre drejtuese, “që në kuadër të RDK-së do të punojnë për t’i realizuar ëndrrat e tyre për Kosovën”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika