Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është festuar për herë të parë në vitin 1974, e që nga ai vit kjo ditë festohet më pesë qershor duke u shoqëruar me aktivitete të ndryshme

Dita Botërore e Mjedisit shënohet çdo vit më 5 qershor. Qëllimi i kësaj dite ishte për të tërhequr vëmendjen politike ndaj çështjeve të mjedisit si dhe për të shtuar ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së nënës natyrë.

5 qershor 1972, u zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Kjo ishte konferenca e parë në botë që e bëri çështjen e mjedisit, një çështje madhore.

Dita Botërore e Mjedisit u shënua për herë të parë në vitin 1974.

Kjo ditë ka krijuar një platformë për të rritur ndërgjegjësimin se, bota po përballet me probleme të tilla si ndotja e ajrit, ngrohja globale dhe rritja e nivelit të detit dita-ditës.

Në të kaluarën temat e kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Inciativat e vogla nga njerëzit, por që mund të kenë një ndikim të madh në ruajtjen e mjedisit janë:

  • Të ndalohet përdorimi i plastikës në baza ditore
  • Njeriu duhet të mbjellë një pemë në vit
  • Të mos hedhen mbeturina në lumë dhe det
  • Të reciklohen mbeturinat
  • Të kursehet uji sa më shumë që është e mundur
  • Sipërfaqja pyjore duhet të rritet duke reduktuar përdorimin e drurit dhe të pemëve.

World Environment Day 2021: History, significance and theme - Nature SpeakzWorld Environment Day

Ndryshe, të dielën, në Kosovë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe  Infrastrukturës në bashkëorganizim me FSK-në dhe OJQ, në nder të kësaj dite organizojnë aktivitete pastrimi, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika