Shënohet “Dita e Dizajnit Italian” në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë po shënohet Dita e Dizajnit Italian. Ambasada italiane në Prishtinë po organizon konferencën “Ri-gjenerimi-Dizajni dhe teknologji të reja për një të ardhme të qëndrueshme”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka thënë se kriza ekonomike e shkaktuar në pandemi do të ndryshojë falë dizajnit italian, për të përmbushur nevojat e përparuara të shoqërisë.

“Dizajni i kontribuon një reflektimi për një të ardhme, që i shtyn ndërmarrjet që të investojnë për rigjenerim. Këtu kemi të bëjmë me një detyrë komplekse. Dizajni shihet si instrument për rininë, për botën e së ardhmes ka thënë ai.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përmendur edhe European Nomadic Biennal “Manifesta”, e cila për herë të parë do të mbahet në Prishtinë.

Sipas tij, kjo do të promovojë marrëdhënien mes kulturës dhe shoqërisë.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se kompanitë që kanë për qëllim rigjenerimin do të kenë një të ardhme më të qëndrueshme.

“Popullsia e Kosovës është popullatë më e re në Evropë, është e aftë që të zbatojë këto transformime. Andaj si objektiv specifik është përmirësimi i konkurrencës në ndërmarrje dhe përmirësimi i shërbimeve, në mënyrë që ndërmarrjet tona të bëhen konkurruese në rajon dhe më gjerë. Ka shumë risi që janë bërë nga të rinjtë tanë, si autostrada bienale. Rinia jonë mund të kishte bërë më shumë, nëse do t’u jepnim mundësi në vitet e deritanishme”, ka shtuar ajo.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka theksuar se tema e këtij viti, për të shënuar ditën e dizajnit italian, tregon synimin për të shënuar vlera shoqërore.

Sipas tij, Prishtina ka nevojë për rigjenerimin e banesave.

“Kemi filluar transformimin e qytetit tonë, ku makinat do të jenë te fundit. Ridizajnimi i rrugëve krijon dhe mundëson rigjenerim urban. Mirëpresim çdo lloj mundësie dhe bashkëpunimi me dizajnerët italian. Të njëjtin bashkëpunim mund ta shtrijmë edhe në sektorin e arsimit. Në aspektin e qytetit jemi në bashkëpunim me dizajnerin italian, ku do të organizohet manifesta. Manifesta do të përdoret si një strategji ku u mundësojmë edhe personave me nevoja të veçanta ecje të lirë”, ka thënë Rama.

Dita e Dizajnit Italian në Kosovë nuk do të përfundojë më 22 mars por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në fakt, disa partneritete janë krijuar me agjencinë ICE me aktorë të rëndësishëm në shpërndarje në shkallë të gjerë në Kosovë (Albi Mall dhe Bottega Leather në Prishtinë, Abi Garshia dhe Casa Italia në Prizren, Gacaferi Mobili në Pejë).

Falë tyre, më të mirat e prodhimit italian do të ofrohen në sektorë të ndryshëm: mobilim i brendshëm, sende shtëpiake, syze, veshje dhe aksesorë, kozmetikë, stil jetese.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika