Shënohet Dita ndërkombëtare e Tokës

Më 22 prill 1970 u vendos "Dita e Tokës", në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”

Fotografi ilustruese

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitit 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Më 22 prill, në mbarë botën, persona që duan mjedisin organizuan një varg aktivitetesh për të mirën e tij dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.

Me rastin e kësaj dite “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjve.

Kjo organizatë ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën më 24 Prill 2023, dhe një aktivitet, mbjellje e drunjve në Suharekë të mërkurën më 26 Prill 2023.

“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë. rtk

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika