Shënon rritje numri i aborteve me vetëdëshirë

Klinika e Gjinekologjisë

Gjatë këtij viti është rritur numri i grave që kanë kryer abort me vetë-dëshirë. Rreth 130 aborte artificiale janë regjistruar brenda nëntë muajve të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkaq, në të njëjtën periudhë numri i lindjeve është rreth gjashtë mijë.

Këto janë të dhënat, të cilat i bën të ditura drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në një intervistë për KosovaPress. Ai flet edhe për numrin e lindjeve me prerje cezariane për çka tregon se gati gjysma e tyre bëhen në këtë mënyrë.  

Udhëheqësi i Gjinekologjisë potencon numrin e lindjeve me prerje cezariane, teksa bën krahasimin me vitin e kaluar.

Ndrejaj ka folur edhe mbi repartet e kësaj klinike, të cilat ballafaqohen me mungesën e sistemit të klimatizimit.

Në nëntor 2008 ishte miratuar Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë, i cili hyri në fuqi në janar 2009. Ky ligj përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor që përbëhet prej tre profesionistëve – dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër./KosovaPress

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika