Shërbehet për klientë supa që është zier për 40 vite

Supa e cila mban histori në vete tash e 40 vite

Ilustrim
Ilustrim

Disa gjëra përmirësohen me kalimin e kohës. Kjo ndodhë edhe me ushqimet, duke përfshirë edhe supën.

Ky është mendimi i pronarëve të restoranit Wattana Panich në Tajlandë.

E vendosur në rrugën Ekkamai, Wattana Panich mund të dallohet lehtësisht nga larg, me një tabelë të madhe që ka shkronja kineze. Ky restorant aktualisht drejtohet nga gjenerata e tretë e familjes në Bangkok, ku tashe e 40 vite shërben supë me të njëjtën lëng mishi.

Ilustrim
Ilustrim

Nattapon është shef i kuzhinës i cili thotë se tash e sa vite punë kanë ruajtur traditën dhe kulturën e kësaj familje.

“Me përdorim të një metode të lashtë gatimi të njohur në disa kultura, e cila i jep supës një shije dhe aromë unike. Është e vlerësuar me çmime të ndryshme dhe është shumë e shijshme”, ka thënë shefi i kuzhinës Nattapong Kaweenuntawong.

Është një supë me petë viçi e quajtur neua tune. Zihet në një tenxhere gjigante. Mishi i freskët si viçi i papërpunuar në feta, dhe organe të tjera shtohet çdo ditë.

Ilustrim
Ilustrim

Por, çdo supë të mbetur, ruhet në fund të çdo dite dhe përdoret ditën tjetër. Ka fituar shumë çmime për supë më të mirë në të gjithë Tajlandën, pavarësisht metodës së çuditshme të gatimit por, gjithësesi magjepsëse.

Ilustrim
Ilustrim

Por, jo vetëm supa e viçit është e njohur në Wattana Panich. Ndër ushqimet e pa rezistueshme e të veçanta në shije janë edhe petët e dhis që zënë vend të rëndësishëm në menynë e këtij restoranti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika