Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate, ka thënë thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Pasi sipas Sherifit, Kurit ka ardhë në pushtet duke iu premtuar qytetarëve se nuk do të themelojë Asociacionin, kështu që duhet të dorëzojë mandatin.
“Albin Kurti nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të bëjë Asociacionin, ai nuk ka ta drejtë para se të ju thotë votuesve, se unë ju premtova nuk nuk do të lejojë krijimin e Asociacionit një etnik, unë ju premtova se nuk do të lë që që të krijohet një Republikë Srpska”, ka thënë Sherifi.
Kjo është njëra nga rrugët që i ka mbete Kurtit, të japë dorëheqje, ose të themelojë Asociacionin si rrugë e dytë.
Sipas Sherifit, Kurti ka qenë ma efektiv në ndaljen e themelimit të Asociacionit kur ishte në opozitë sesa tash që është në pozitë.