Sherifi për Asociacionin: Kurti do të dalë lakuriq, hapësirës për të manipuluar i ka ardhur fundi

Bilal Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se ai po manipulon dhe gënjen sa i përket dialogut Kosovë-Serbi

Bilal Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ka përfunduar koha e gënjeshtrave. Sipas tij, tani do të përballen me realitetin dhe më nuk ka hapësirë për të manipuluar siç është bërë në të kaluarën kur kryeministri Albin Kurti kishte qenë në opozitë.

Sipas Sherifit, Kurti sa kishte qenë opozitë, ende pa i lexuar marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i shpallte antikushtetuese.

“Jo asgjë befasuese, le të themi se ditë e gënjeshtrave po u vije fundi, po shpenzohen ditë kur ke mundur të gënjesh, të mashtrosh për t’u shitur patriot, rezistues. Për të thënë që me ty nuk mund të zbatohen marrëveshjet antikushtetuese të dikurshme tani po i vije fundi hapësirës për të manipuluar dhe gënjyer”, ka thënë ai duke iu drejtuar kryeministri Kurti.

Më tej, ai ka thënë se Kurti në të kaluarën nuk ka lënë asnjë mjet pa përdorur që të mos i lejojë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Tani jemi në fund të këtij rrugëtimi kur zoti Kurti do të dalë lakuriq”, ka thënë ai.

Sherifi ka përfunduar duke thënë që të mos manipulohen nga Kurti dhe Qeveria e tij, sepse në të kaluarën nuk ka pasur draft për Asociacionin, dhe si ky që tani Qeveria e ka, është drafti i parë, dhe sipas tij, ky draft i Asociacionit nuk mund të jetë më i mirë se është i vetmi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika