Sherr ndërmjet Noizy-t dhe Cllevio-s

Reperi I njohur Rigels Rajku i njohur si Noizy, që nga dita e djeshme është në krye të mendiave rozë dhe rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje, ku shihet duke u rrahur me reperin Klevjol Ahmetin i njohur si Cllevio .

Rrahje mes reperave

Të hënën më datën 06 qershor, ka ndodhur një sherr ndërmjet dy reperave. Ky sherr besohet se ka filluar, pasi reperi i njohur Cllevio në rrjetet sociale ka provokuar situatën duke folur kundër reperit të njohur të grupit OTR Noizy.

Të hënën, reperi Cllevio shkoi te lokali i reperit Noizy. Këtë Noizy nuk e priti mirë duke e parë këtë si një lloj provokim ndaj tij, andaj situata agravoi deri në atë pikë sa të plasë sherri ndërmjet dy reperave.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se Noizy godet me grusht Cllevion. Cllevio është trajtuar në spital, pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e kësaj perleshjeje. 

Vlen të theksohet se Klevjol Ahmetin ishte anëtar i grupit të njohur TBA (The Bloody Alboz), gjithashtu edhe një mik shumë i mirë i reperit Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh, sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjetet sociale kundër tij. Pas kësaj videoje e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, që të dy reperat kanë reaguar.

Noizy përmes një shkrimi në Instagram ka thënë,

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo nuk do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh ta ofendosh familjen time ose familjarët, rrethin tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”.

Gjithashtu, ai tregoi se në lokalin e tij reperi Cllevio nuk erdhi i vetëm, por në shoqëri të disa djemve, “Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë. Por katër makina plot me çuna që vetëm dy veta i dolën Zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardhur të bëjnë video gjithë me telefona në dorë” ka shkruar Noizy.

Vlen të theksohet se edhe reperi Cllevio ka reagur menjëherë pas Noizy-t, duke bërë disa postime në InstaStory, teksa shfaqet duke qarë dhe ka treguar se pësoi mpiksje gjaku në kokë.

“Pasoja fatale në qoftë se nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë, do të vini këtu të më merrni për te banesa”, ka shkruar Cllevio.

“Bravo Noizy do bëhesh vrasës”, ka shtuar Cllevio.

Pas këtyre fotove, reperi Noizy ka reaguar sërish duke thënë se nuk e lejon askënd që t’ia shajë familjen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika