Sheshet dhe rrugët kryesore të Prishtinës ndriçohen për festat e fundvitit

Prishtina ka hyrë në atmosferën magjike të festave të fundvitit me ndezjen e dritave dekorative në sheshin qendror. Drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, e cila bashkë me kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe drejtorin e “Sport Marketing”, Bardh Krasniqi, theksoi rëndësinë e këtij momenti për të krijuar një ndjesi bashkimi dhe gëzimi për qytetarët e kryeqytetit.

“Ky është një moment i veçantë, ku Prishtina shndërrohet në një vend të ngrohtë dhe mikpritës për të gjithë. Dekorimet festive simbolizojnë shpresën, dritën dhe unitetin që na duhen më shumë se kurrë,” u shpreh Halimi.

Ndërkohë, sheshi u mbush me qytetarë që shijuan pamjen magjike, ndërsa muzika dhe atmosfera festive krijuan një mbrëmje të veçantë për të gjithë të pranishmit. Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve kulturore që synojnë të sjellin gëzim dhe harmoni në çdo cep të kryeqytetit gjatë këtij sezoni festiv.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika