Sheshi i Obiliqit i mbuluar nga akulli, komuna thotë se është bërë pastrimi

Sheshi i Komunës së Obiliqit është i mbuluar me akull, dhe kjo rrjedhimisht rrezikon këmbësorët. Në ndërkohë, drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në këtë komunë thotë se është bërë pastrimi dhe se ky "është maksimumi që mund të bëjnë"

Në këtë fundjavë, nga reshjet e borës, rrugët në disa qytete vazhdojnë të jenë ende të papastruara.

Një ndër këto raste është edhe Komuna e Obiliqit, ku përmes disa fotove të dërguara nga qytetarët në redaksi, shihet qartë që ka akull në rrugët e qytetit, përkatësisht në qendër; në shesh dhe në afërsi të tij.

Gjithashtu, përveç rrugëve, edhe trotuaret shihen se nuk janë pastruar, madje ato janë të mbuluara nga akulli.

Rruga e cila është anash sheshit në qendër të Obiliqit/ Foto 22/01/2024

Portali Dukagjini ka kontaktuar me drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi.

Trotuari i mbuluar me akull përtej sheshit në qendër të Obiliqit në drejtim të termocentralit “Kosova B”/ Foto: 22/01/2024

Përkundër fotove që tregojnë qartazi gjendjen reale, Krasniqi është arsyetuar duke thënë se në rrugën që kalon përmes sheshit “Dëshmorët e Kombit” është bërë pastrimi dhe, sipas tij, ky është maksimumi që mund të bëjnë.

“Në këtë shesh është bërë traseja ku mund të ecin këmbësorët, sheshi nuk është i madh, 1.3 hektar, dhe nuk lejohet me hedhë kripë, sepse prishen kockat”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, më 20 janar, Komuna e Obiliqit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka treguar pamje se si po përkujdesej për pastrimin e rrugëve në këtë komunë, pas reshjeve të borës.

“Përveç rrugëve kryesore, puna po vazhdon në largimin e borës edhe në zonat më të thella, duke bërë rrugët me lehtë për qarkullim”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika