“Shesin trupin e martohen për para” – Kelmendi për martesat në mes të personave të gjinisë së njëjtë

Akuza të ashpra e të shumta ka pasur ish-deputeti, Gëzim Kelmendi, ndaj komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.

Në studio të “Rreth e Rrotull” ku po diskutohej Projekt-Kodi Civil, Kelmendi ka thënë se nëse një çift i së njëjtës gjini martohen, ata kontribuojnë në shkatërrim të familjes dhe të shtetit në përgjithësi.

Sipas tij, këta persona e vendosin epshin e tyre para Kosovës.

“Nëse vendosen të martohen një çift i gjinisë së njëjtë, me vetëdije dhe me vullnet i kontribuojnë shthurjes së shtetit, po i kontribuon shkatërrimit të familjes dhe shtetit të përgjithësi. Raste përjashtuese kur është ballafaquar një individ me sëmundje të pa dëshirën e tij, ato nuk raste askush nuk i merr në pyetje, askush nuk i fajëson. Por, këta që me vetë dëshirë e tyre kontribuojmë që zhduket familja, flasim për Kosovë, që të zhduket familja kosovare, që të zhduket shteti i Kosovës, kujt më shumë se Serbisë i konvenon që Kosova të zhbëhet, kujt më shumë se Serbisë që Kosova që të ketë probleme të natalitetit. Ne jemi popull i vetëm jo vetëm në rajon por edhe më gjerë që jemi krenuar me shkallën e lartë të natalitetit…

Por, kjo është shkaktari kryesor. Nuk u nisa me hipoteza iluzionare, nuk fola vetëm me argumenta shkencore dhe mjekësore, por fola edhe me argumente praktike. Këtë problem që po e përjeton në kurrizin e saj është BE-ja. Edhe Italia ka marrë hapa konkretë se i ka parë pasojat. D.m.th. drejtpërdrejt po cenohet bërthama e familjes, po cenohet bërthama e shtetit tonë. S’kemi fëmijë, e kur s’kemi kush do ta gëzojë Kosovën. Këta s’mund të kenë fëmijë… A po dojmë Kosovën apo epshet tona.”, ka thënë Kelmendi.

Sipas Kelmendit, homoseksualët e shesin trupin edhe martohen për para.

“Edhe këta për para e shesin trupin dhe për para bëjnë gjithçka dhe martohen për para. Dhe nuk mërziten e rrezikohet Kosova. Për ta primare është epshi i tyre”, ka shtuar Kelmendi.

“Komuniteti LGBT ka ndikim të të fortë në botë, kanë para, kanë njerëz nga politika dhe kanë ndikuar në shkencë… derisa në vitet e ’90 kjo është trajtuar si çrregullim psikologjik, sot e kanë trajtu si fenomen gjenetik. Dhe njeriu kur lind me dëshirë apo pasione ndaj gjinisë së njëjtë nuk ka faj. D.m.th. LGBT ka ndikuar edhe në shkencë, por jo në tërësi. Kanë bërë ndryshime në shkencë dhe politikë”, ka thënë ndër të tjera Kelmendi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika