Shfaqet filmi “Mbledhësit e Puplave”, kryevepra e Bekim Fehmiut

Në ekranin e Kino Armatës, të hënën shfaqet filmi i aktorit shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu

Bekim Fehmiu

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë.

Foto nga një skenë e filmit “Mbledhësit e Puplave”

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Instagram, Kino Armata, njoftoi për shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave”, të hënën e 20 qershorit, nga ora 19:00.

Duke e njohur më mirë ADN-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse,” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore, Bekim Fehmiut.

Morina: Bekim Fehmiu është i vetmi aktor nga vendet komuniste që ka arritur deri në Hollywood

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika