Gjurmimi i fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë treguar për një ndryshim tjetër në bërthamën e COVID-19 .
Megjithëse, lloji XBB.1.5 i virusit omicron është ende prezent dhe përgjegjës për shumicën e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, nënvarianti tani përbën vetëm 27 përqind të infeksioneve të reja që nga 24 qershori, nga 82.5 përqind sa ishte në muajin mars.
Ndërkohë, zyrtarët e shëndetit publik po vëzhgojnë me vëmendje “EU.1.1”, e cila tani përbën 1.7 përqind të rasteve duke u rritur nga 1.1 përqind në fund të majit.
Mirëpo çfarë është “EU.1.1” dhe a duhet të shqetësohemi për të?
EU.1.1 është një pasardhës i XBB.1.5 dhe një nënvariant i llojit omicron të COVID-19, i cili u shfaq në vjeshtën e vitit 2021. Më herët në fillim të këtij viti, “EU.1.1” fitoi me shpejtësi hapsirë edhe në Evropë.
Deri më tani është shumë herët për të ditur nëse EU.1.1 shkakton simptoma të ndryshme nga nënvariantet e tjera të omicron.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të jenë tepër të shqetësuar”, thotë specialisti i sëmundjeve infektive dhe një profesor i mjekësisë në Universitetin Stanford në Kaliforni, Dean Winslow.
Vetëm për shkak se një nënvariant po rritet në dominim nuk do të thotë se ai paraqet një kërcënim serioz për shëndetin.
“Nëse shikoni biologjinë e viruseve, ata priren të evoluojnë si një mekanizëm mbijetese, por jo domosdoshmërisht bëhen më vdekjeprurëse. Në fakt, kjo nuk është një strategji e shkëlqyer mbijetese, për çdo lloj patogjeni”, thotë Dr. Winslow.
“EU.1.1 duket se po përhapet më fuqishëm në shtetet malore dhe ato të mesme perëndimore të Kolorados, Montana, Utah, Wyoming dhe Dakotas, ku “EU.1.1” tashmë përbën 8.7 përqind të rasteve të reja”, sipas Winslow.
Utah ka raportuar më së shumti infeksione me “EU.1.1” nga çdo shtet tjetër. Numrat mund të jenë më të lartë në Utah, për shkak se atje laboratorët shtetërorë po ndjekin në mënyrë agresive këtë lloj sëmundje.
“Fakti që Utah po regjistron më shumë nga ky variant mund të jetë më shumë për shkak të një sistemi të mirë laboratorik sesa një numri më të madh rastesh në krahasim me shtetet e tjera”, thotë Winslow.
Ndërsa viruset ndryshojnë, vaksinimi kundër COVID-19 ofron mbrojtje jetike.
Winslow shton se rritja e variantit të ri duket se tregon se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të jetë me ne edhe në të ardhmen.
Në mes të qershorit, një komitet këshillues për Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) votoi njëzëri për të përditësuar përbërjen e vaksinës, COVID-19 për të synuar në mënyrë specifike linjën XBB të omicron, me injeksione gati për përdorim deri në vjeshtën e vitit 2023. Të gjitha shtetasit amerikanë të cilët janë prej 6 muajsh e lart tani kanë të drejtë për vaksinim dhe duhet të jenë në gjendje të marrin përforcuesin e përditësuar kur të jetë gati, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përcjellë Portali Dukagjini.
Sidoqoftë, riinfeksioni mbetet një shqetësim për COVID-19.
Nevoja për vaksinim do të vazhdojë ndërsa virusi vazhdon të lulëzojë dhe përhapet. Përveç “BE.1.1”, ka të paktën edhe 21 variante të tjera që konkurrojnë për të qenë lloji dominues në teren, raporton CDC.
Ndryshe kujtojmë se sëmundja koronavirus e vitit 2019 (COVID-19), është një sëmundje infektive e shkaktuar nga sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV-2). Sëmundja është përhapur globalisht që nga viti 2019, duke rezultuar në pandeminë e COVID-19 (2020-2022).