Shfaqja teatrale “Kopshti i hijeve” sjell rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci në Teatrin Kombëtar të Kosovës

"Narracioni ishte teatral, por historia e vërtetë. Personazhet ishin aktorë, por emrat ishin të vërtetë. Disa role i kishim në skenë, e personazhin e vërtetë në audiencë. Kopshti është ende aty. Skena ishte teatrale, por rrëfimet e përjetimet reale. Ashtu do të mbeten përherë në kujtesën tonë. Siç thanë personazhet, asgjë kurrë nuk mundet me u humb e as me u harru", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shfaqja teatrale “Kopshti i hijeve” nga Sarah Hehir, me regji të Nastazja Domaradzka të enjten e 28 marsit solli rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai thotë se kjo shfaqje teatrale ka sjellur rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci, masakër kjo nga e cila mbijetuan pesë fëmijë, si Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci.

“Pastaj, kopshtin e mbuluan hijet. Dita u bë 2000 orë. Të shtëna. Tanke. Sirena. U kthyem pas në 28 marsin e vitit 1999, në kopshtin e familjes Bogujevci. Kënga e vallja e fëmijëve u ndal. I rreshtuan te muri. “Ata janë veҫ fëmijë!” ishin fjalët e fundit të Nënës. “Shkorpionët” e Serbisë hapën zjarr. Qëlluan me plumba. Pesë nga fëmijët mbijetuan, përkundër 32 plumbave që shpuan trupat e tyre. Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci.
“, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndonëse narracioni ishte teatral, Kurti tha se historia ishte e vërtetë ndërsa personazhet ishin aktorë, por emrat ishin të vërtetë duke shtuar se disa role i kishin në skenë, e personazhin e vërtetë në audiencë.

“Kopshti është ende aty. Skena ishte teatrale, por rrëfimet e përjetimet reale. Ashtu do të mbeten përherë në kujtesën tonë. Siç thanë personazhet, asgjë kurrë nuk mundet me u humb e as me u harru”, ka vijuar Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika