SHFMU “Elena Gjika” feston në mënyrë të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit

Data 29, e muajit prill shënohet si Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit.

Ditë kjo e cila në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë bashkoi grupe të ndryshme vallëtarësh të cilët e bën këtë ditë akoma më të veçantë.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, Qendra Kulturore Artistike turke “Gerçek” dhe vallëtaret e kësaj shkolle me paraqitjet e tyre bën që ky program të jetë më unik.

Mësimdhënësja e muzikës në këtë shkollë, njëkohësisht organizatorja e kësaj ngjarje, Lirije Haxhiaj është shprehur e kënaqur me pritjen që nxënësit i bën kësaj feste.

“Është kënaqësi të shoh kaq grupe vallëtarësh në shkollën tonë pikërisht në këtë ditë. Të shoh fytyrat e nxënësve me plot entuziazëm për traditat tona, është treguesi më i mirë që ne duhet sa më shumë ta promovojmë atë tek gjeneratat e reja”, ka thënë Haxhiaj për portalin Dukagjini.

Ndërkaq në shenjë falenderimi Ansamblit “Shota” iu dorëzua një pikturë e punuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Ndryshe, Dita e Ndërkombëtare e Vallëzimit shënohet që nga viti 1982.

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika