15 certifikata të regjistrimit të bizneseve janë shfuqizuar nga ana e ARBK-së, ka njoftuar Minsitria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Me anë të një postimi në Facebook, MINT ka deklaruar se dokumentet e të njëjtave kishin përmbajtje antikushtetuese.
“Pas raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese, ARBK, deri më sot, ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve. Shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, ka deklaruar MINT.
Kjo e fundit ka publikuar edhe emrat e bizneseve.
“Për hir të informimit të qytetarëve, më poshtë gjendet lista e shoqërive tregtare që kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që cenojnë Republikën e Kosovës, e të cilave iu është shfuqizuar certifikata e biznesit nga ARBK-ja:
BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A
THE BUSINESS CLUB L.L.C
LIRIAN CARS L.L.C
BUS SOFTËARE SH.P.K
GLOBOSOS SH.P.K
AGENCY S&E SH.P.K
DEVOLLI GROUP SH.P.K
VITALAND LL.C
BEYOND SH.P.K
ELBA PARTNERS L.L.C
PITE KATUNI SH.P.K”, ka njoftuar MINT.
Siç thuhet në njoftim, nga MINT kanë njoftuar se shfuqizimi i bizneseve të cilat identifikohen me shkelje të kësaj natyre do të vazhdojë.
Njëherit janë regjsitruar edhe mbi 80 biznese të reja.
“Shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Në ndërkohë, ARBK ka vazhduar të bëjë edhe regjistrimin e bizneseve të reja, të cilat kanë aplikuar sipas kërkesave ligjore, me dokumente valide dhe me përmbajtje në pajtim me frymën kushtetuese. Vetëm për dy ditët e fundit, pra me 7 dhe 8 gusht 2023 në sportelet zyrtare të ARBK-së janë regjistruara 86 shoqëri tregtare të reja, prej të cilave janë 33 biznese individuale (B.I) dhe 53 biznese shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K)”, thuhet në njoftim.