Një postim në Facebook i sulmuesit, Liridon Fetahaj, shfaqi në opinion me gjasë problemet mes tij dhe kryetarit të FC Lirisë, Qemal Krasniqi.
Fetahaj i ngazëllyer me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, shkroi se ”nuk kemi gjallë pa ata”. Replika e Qemal Krasniqit ishte ”paske naj interes ti”.
Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i sulmuesit të njohur kosovar. Ai tha se interesat e tij të vetme janë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
”Qfar interesi ? Firm jo , pozite ne komun jo kemi gurbetqar duke nis nga vellau. Shihemi ne ffk Kryetar meqe ra fjala,ketu kam interes bajagi,” ka shkruar Fetahaj.
Siç merr vesh RTV Dukagjini, skuadra e Lirisë i ka mbetur një shumë të konsiderueshme të hollash borxh Liridon Fetahajt.
Ai ishte pjesë e prizrenasve sezonin e kaluar në Ligën e Parë. Fetahaj ishte një nga më meritorët pse Liria në fund u promovua në Superligën e Kosovës.
Pas përfundimit të edicionit, 31-vjeçari u transferua te Malisheva.