“Shijo Kosovën”, platforma dedikuar mërgatës

“Shijo Kosovën”, është platformë që i dedikohet mërgatës. Sabrie Grainca nga Departamenti i Diasporës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tregon që platforma do të lansohet sonte në orën tetë

Sabrie Grainca, Departamenti i Diasporës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Sabrie Grainca nga Departamenti i Diasporës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini,ka folur përplatformën “Shijo Kosovën”, e cila i dedikohet diasporës.

Ajo tregon që me këtë platformë kanë filluar vitin e kaluar, po vazhdojnë këtë vit, dhe se mendojnë të vazhdojnë edhe viteve të tjera.

“Ka filluar vitin e kaluar si një nismë dhe ka rezultuar me sukses pastaj po vazhdon edhe sivjet edhe besoj që do të vazhdojmë edhe vitet e tjera”, ka thënë Grainca.

Sipas Graincës qëllimi i këtij programi është të fuqizoj lidhjen mes mërgatës dhe Kosovës, lidhje për të cilën po punojnë vazhdimisht.

Grainca tregon se çfarë do të përmbajë platforma dhe thekson rubrikat që përmban ajo.

“Rubrika ‘Bashkatdhetarët dhe institucionet’, mërgata do të këtë mundësi ti takojë përfaqësuesit e institucioneve, të shprehin shqetësimet e tyre, të parashtrojnë kërkesa si dhe të kritikojnë në mënyrë që të punojmë më shumë për ta.

Rubrika ‘Aktivitete sportive dhe natyrore’, që ngërthen në vete përveç aktiviteteve sportive si futboll, e volejboll ka edhe eskurzione. Prandaj kemi kampet verore dhe dimërore, të cilat kanë për qëllim të ofrojnë të rinjët e diasporës me moshatarët e tyre në Kosovë.

Rubrika ‘Ngjarjet kulturore’, tash e dimë që është vera dhe për bashkatëdhetarët organizohen koncerte e festivale të ndryshme. Aty do ti kenë të gjitha informatat.

Rubrika ‘Konsultimet publike’, do të kemi konsultime për dokumente të ndryshme, që do të bëhen sikurse është strategjia që po punohet për diasporën”, ka treguar Grainca.

Fotografi ilustruese e platformës “Shijo Kosovën”

Ajo tregon se të gjitha këto aktivitete do të organizohen me OJQ-të  dhe më komunat e Republikës së Kosovës.

Së fundi për mirëpritjen e bashkatdhetarëve, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert dje dhe sot. Për vizitë e konsultime me bashkatdhëtarët, po ashtu LDK dhe PDK, kanë njoftuar se kanë hapur dyert e selive qendrore.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika